Mjerimi i shqiptarizmit në Preshevë, misioni antikombëtar i Dudiqit

Valon Jashari Letra

Misioni i Dudiqit po bëhet pikërisht në vigjilje të ditëlindjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Në shekullin XXI rreth 100 mijë banorë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ende mësojnë pa abetaren shqipe. Ky fat i hidhur i një pjese të kombit shqiptar nga shumë faktorë të jashtëm e të brendëshëm po e vuajnë këtë errësirë të dijes. Shteti serb me gjithë mekanizamt e saj po e pengon këtë mision të abetares shqipe; këtu një pengesë të madhe po e jep edhe klasa politike lokale shqiptare e cila është bashkërealizuaese e këtij misioni antishqiptar të abetares shqipe, duke e heshtur këtë problem esencial për komunitetin tonë.

Në krye të misionit antishqiptar të Dudiqit është Medreseja në Preshevë, si institucion fetar si dhe Bashkësia Islame e qytetit. Hapja kohë më parë e Medresesë në Preshevë si institucion fetar dhe aspak edukativo-kombëtar por asimilues ishte jo i mirëpritur nga popullata shumicë shqiptare dhe nga shtresat intelektuale shqiptare që bëjnë përpjekje për futjen e abetares shqipe.

Mevludin Dudiq edhe pse kohë më parë kishte shpërfaqur misionin e tij por sidomos me deklaratën e tij të fundit publike dhënë në Preshëvë në shtëpinë Kulturës, se qëllimi i tij është “të bëjnë boshnjakëzimin dhe islamizimin e popullatës shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe Ballkanit”, si dhe duke sulmuar laicitetin e shkollave shqipe që janë duke punuar ashtu të cunguara në aspektin e abetares, e të historisë në gjuhën shqipe. Misioni i Dudiqit i mbështetur direkt si në aspektin politik ashtu edhe atë financiar nga shteti serb po realizohet  përmes Medresesë në Preshevë. Ky institucion asgjë nga historia e popullit shqiptar nuk iu ligjëron nxënësve të kësaj medreseje, por vetëm për traditën dhe kulturën arabo-turke si emetues të verbër të kulturës së huaj dhe jo asaj shqiptare.

Nëse do t’i shihni shfaqjet teatrale që organizojnë koordinatorët e kësaj shkolle me nxënësit e tyre për rininë shqiptare do të shihni qartë asimilimin e vlerave kombëtare dhe imponimin e atyreve të huaja,  si dhe në ekspozitën të organizuar po nga ky institucion nuk do të shihni as edhe një vlerë të shfaqur kombëtare shqiptare. Misioni i Dudiqit me dudiqët serbodashës të Preshevës, këta nxënës disa herë i dërgojnë në Turqi e vendet arabe për eksursione dhe assesi nuk i bie në mend që këta nxënës kanë nevojë të vizitojnë Krujën, Prekazin, Shkodrën, Gjirokastrën, Tetovën, dhe vetë vendet historike të Preshevës që ka me dhjetra.

Në planprogramin e Dudiqit në bashkëveprim me qeverinë e Serbisë, sistemi i tyre është i qartë: sa më larg identitetit shqipëtar, dhe sa më shumë përpjekje për zbehje të ndjenjave kombëtare të rinisë dhe popullatës shqiptare. Ky mision i Dudiqit po ia gdhend gëzimin  dhe ndjenjën kombëtare rinisë shqiptare të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, duke ia marrë në psherëtimë abetaren e shenjtë shqiptare; duke ia zëvendësuar atë me shkronja arabe, duke e krijuar një rini shqiptare si shpirtëra të shuar nga ndjenja kombëtare që të mos e kërkojnë abetaren shqipe. Shteti serb me mekanizat e tij shtetëror ndalon në mënyrë zyrtare abetaren shqipe, por nuk përfundon vetëm me kaq, por nga ana tjetër ua servon përmes shërbëtorëve të saj një nostalgji për shkronja arabe.

Zgjohuni shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe tregojini Dudiqit dhe dudiqëve të saj se ne jemi shqiptarë dhe se vlerat tona kombëtare nuk i ndërroj,ë me asnjë vlerë tjetër.