Mjer ai që është fans i Barcelonës: Nga avantazhi 3-0, në fund barazon 3-3 me Celta Vigon
Barcelona ka arritur vetëm një barazim ndaj Celta Vigos në udhëtim me rezultat 3:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në La Liga.
Ansu Fati në minutën e pestë, Busquets në të 18-tën dhe Depay në të 34-tën i dhanë katalonasve epërsinë e trefishtë dhe komoditetin e mjaftueshëm.
Por, Barcelona e humbi Ansu Fatin i cili pësoi lëndim.
Por, pjesa e dytë ishte pasqyrë krejt tjetër pasqyrë
Filimisht Iago Aspas realizoi në minutën e 52-të, ndërsa në të 74-tën Nolito realizoi golin e dytë dhe vuri në vështirësi mysafirët.
Krejt në fund të ndeshjes, Iago Aspas barazoi gjithçka.
Me këtë barazim, katalonasit shkojnë në kuotën e 17 pikëve në vendin e 10, kurse Celta Vigo mbetet e 15-ta me 12 pikë.