Mjeku tregon se çka iu bëjnë brenda spitalit të infektuarve me Koronavirus

Mjeku tregon se çka iu bëjnë brenda spitalit të infektuarve me Koronavirus

Mjeku Tom Wingfield nga Shkolla e Liverpoolit i Mjekësisë Tropikale ka dhënë disa përgjigje të vyera mbi Koronavirusin e Ri Covid-19.

Një ndër to është edhe mënyra se si trajtohen pacientët që janë infektuar me koronavirusit, përcjell Periskopi nga The Guardian.

Mjeku thotë se nëse njerëzit thjesht nuk ndihen aq keq, atëherë mjekët iu japin lëngje ose oksigjen.

“Por, nëse dikush ka infeksion të pneumonisë, atëherë do t’i japim antibiotikë. Po ashtu mund të përdorim edhe anti-virusin Tamiflu – jo për ta mposhtur koronavirusin por për ta trajtuar grupin që pacienti mund ta ketë marrë. Po ashtu shqyrtojmë se a t’i japim edhe lehtësues dhimbjesh dhe ilaçe tjera për ndalimin e kollitjes.” – ka thënë ai.

Por, si trajtohen ata që sëmuren rëndë?

“Për ta ne shqyrtojmë dhënien e ventilimit mekanik, në të cilin një tub me ajër e ndihmon pacientin që të marrë frymë. Është tepër e rëndësishme, pavarësisht se sa i sëmurë është pacienti, që kujdesi i mjekëve të jetë i mirë, dashuria, empatia dhe kujdesi i tyre për njerëzit e prekur me Covid-19.” – shtoi Wingfield. /Periskopi

Shpërndaje në: