Mjeku që i qëndroi afër Thaçit: Historia e Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu

Mjeku Adriatik Berisha e shoqëri deri brenda në spital ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili erdhi nga Haga në vizitë te babai i tij i cili ndodhet i shtrirë në QKUK.
Berisha përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë me dije se këto ditë si mjek në fushën e Hematologjisë, i ka shërbyer edhe Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit. Ai dha detaje mbi gjendjen e tij, duke thënë se babai i Thaçit tash e disa javë është në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese.
“Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaqi.
Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë. Të dashur miq, historia e shtetit të Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu”, ka shkruar ai./Periskopi/
Reagimi i plotë i Berishës:
Miq e qytetar të dashur,
Emri im është Adriatik Berisha, i biri i mjekut e profesorit Idriz Berisha, jam mjek specialist hematolog dhe në përfundim të doktoratës në Universitetin e Zagrebit në fushën e Hematologjisë.
Si profesionist shëndetësor tash e shumë vite ju shërbej me përgjegjësi, nder e etikë shumë pacientëve me shqetësime e sëmundje hematologjike, përfshirë edhe pacient jashtë kufinjëve për çka dhe jam dekoruar dhe nga ushtria amerikane! Sigurisht, njejt i kam shërby dhe pacientit Haxhi Th.
Pacienti në fjalë në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese, tash e disa javë ka qenë i hospitalizuar dhe ka marrë shërbime profesionale nga shumë profesionist shëndetësore përfshirë disa klinika të cilat duhen vlerësuar për punën e jashtzakonshme!
Ka kohë që pacientin në fjalë e përcjell dhe e hulumtoj, aq sa më lejon gjendja e tij dhe në aspekt hematologjik!
Për shkak të gjendjes së rënduar të pacientit kam përshkruar një raport mjekësor profesional në detaje gjendjen e tij aktuale dhe pritjet nga gjetjet në vijim.
Ky raport ka rezultuar me viziten e djeshme të ish-presidentit Thaqi!
Jam thellësisht krenar që i gjithë ky proces i kësaj vizite meritore ka kaluar përmes duarve të mia.
Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaqi.
Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë.
Të dashur miq, historia e shtetit të Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu.
I juaji,
Dr. Adriatik Berisha