Mjeku ia prenë fytyrën bebes gjatë prerjes cezariane

Mjeku ia prenë fytyrën bebes gjatë prerjes cezariane

Një foshnje ka mbetur me vrragë nga syri e deri tek veshi pasi që ishte prerë nga kirugu kur kishte lindur.

Karmen Edwards ishte lënduar gjatë prerjes cezariane në spitalin Raignore në Inverness të Skocisë.

Nëna e saj, Emma, tan e ka kritikuar spitalin pasi që gjetjet që ishin bërë pas një hetimi nuk i ishin kumtuar familjes, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.

Zonja Edwards tha më herët që lindja e bijes së saj ka qenë një katastrofë që nga fillimi e deri në fund.

Familja është zemëruar edhe më shumë kur e ka kuptuar që mjeku që e kishte kryer operimin kishte qenë vetëm zëvendësim, dhe jo foer adekuat në punën që e kak ryer.

Ata kanë bërë të ditur që do të kërkojnë përgjegjësi nga ky spital.

 

Shpërndaje në: