Mjekja tregon kohën më të mirë të ditës për të bërë seks
Një mjeke ka konfirmuar përfundimisht kohën më të përshtatshme gjatë ditës për të bërë seks, me qëllim të një arritjeje kënaqësie maksimale.
Dr. Shahzadi Harper, një eksperte e menopauzës dhe ndryshimeve hormonale, ka theksuar se koha më e mirë për të kryer marrëdhënie seksuale është mëngjesi.
“Koha më e mirë për të bërë seks është mëngjesi. Nivelet e testosteroneve janë të larta, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat”, deklaroi Dr. Harper për ‘Daily Star’.
Testosteroni është një hormon i prodhuar nga trupi dhe, ndonëse femrat e prodhojnë gjithashtu atë, meshkujt kanë nivele shumë më të larta.
Hormoni është përgjegjës për stimulimin e prodhimit të spermës, ndërtimin e masës dhe muskujve të eshtrave, si dhe kontrollimin e dëshirës seksuale.
Nëse meshkujt vuajnë nga niveli i ulët i hormonit në fjalë, ata përballen me një numër të madh simptomash, siç janë lodhja, rritja e yndyrës trupore, rënia e flokëve dhe vështirësia në ereksion.