Mjekët: Sëmundja Kawasaki dhe sindromi i ri mund të jenë të lidhur me koronavirusin
Këtë javë, një sëmundje e re misterioze doli në ballinat e gazetave prestigjioze ndërkombëtare pasi mjekëve iu ishte dërguar një njoftim urgjent për të.
Kjo sëmundje mund të ishte ose jo e lidhur për koronavirusin, dhe besohet se ka afektuar të paktën 12 fëmijë në Britani të Madhe deri tash, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.
Profesori Stephen Powis, drejtues mjekësor i NHS-it në Angli tha se “ishte ende tepër herët” që të thuhej nëse kishte lidhje mes sëmundjes dhe koronavirusit.
“Sidoqoftë, zyrtari mjekësor Chris Whitty deklaroi se lidhja ishte “krejtësisht bindëse.”
Sëmundja ka tri simptoma kyçe, dhe është e ngjashme me Sëmundjen Kawasaki dhe me sindromin e shokut toksik.
Fëmijëve iu kishte zgjatur temperatura e lartë për 5 ditë, apo edhe më shumë.
Edhe kjo sëmundje është vdekjeprurëse. /Periskopi