Mjekët rekomandojnë masturbimin në punë: Iu bën mirë të lironi stresin
A duhet që pauzat e masturbimit të zëvendësojnë pauzat e cigareve?
Po, sipas disa psikologëve. Mark Sergeant, një ligjërues i njohur i psikologjisë në Universitetin Nottingham Trent, ka thënë se pauzat e masturbimit do të ishin “shumë efektive në punë” dhe “një mënyrë shumë e mirë për të liruar tensionin dhe stresin.”
Psikologu tjetër Dr.Cliff Arnall u pajtua me një gjë të tillë, përkthen Periskopi.
“Do të prisja që politika e masturbimit të rezultonte në produktivitet më të lartë, më pak agresivitet, më shumë përqendrim dhe më shumë buzëqeshje,” tha ai. “Pa dyshim, të marrësh pauzë të shkurtër për masturbim për t’i ikur mërzitjes do ta rriste përqendrimin në punë më pas.”
Këto deklarata erdhën pas një hulumtimi të fundit të bërë nga Time Out New York ku thuhej se 39 për qind e burrave kishin raportuar se masturbonin në zyre të punës.
Sipas Arnallit, sidoqoftë, pauzat e masturbimit nuk do të duhej të nxiteshin nga epshi apo fantazia për një kolegë a kolege të punës. Këto pauza do të duhej të ishin vetëm nga dëshira e sinqertë për të liruar stresin. /Periskopi