Mjekët pediatër: Hipertensioni po prek fëmijët, shkak ushqimet me ngjyrues

Mjekët pediatër: Hipertensioni po prek fëmijët, shkak ushqimet me ngjyrues

Nëse doktori do t’ju thotë se fëmija juaj vuan nga hipertensioni, mos u mbeteni të habitur!

Edhe pse kjo konsiderohet si sëmundje e moshës së tretë, mjekët pediatër vënë alarmin se kohëve të fundit hipertensioni po haset tek fëmijët e vegjël.

Kështu ka bërë të ditur mjeku pediatër nga Shqipëria, Bektash Mandri, për TV Klan, i cili ka thënë se ky problem shëndetësor fillimisht u bë i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Ky problem po haset edhe tek fëmijët shqiptarë. Nuk ka asnjë probklem shëndetësor dhe thotë më dhemb koka dhe detyrohemi të shohim problemin e hipertensionit”.

Pediatri ka theksuar se hipertensioni duhet të trajtohet sikurse për të gjithë të tjerët por tek fëmijët duhet llogariten doza më të ulëta.

Më tej ai ka treguar dhe disa nga shkaqet të cilat mund të sjellin fëmijët tuaj deri në këtë problem, transmeton Klan Kosova.

”Produktet më të dashura për fëmijët janë shkaktarët e hipertensionit, i cili trajtohet po njëllloj si tek të rriturit. Janë të predispozuar për hipertension fëmijët obezë të cilët konsumojnë shumë ushqime me ngjyrues të cilët janë shkaktarët kryesorë të hipertensionit”, është shprehur ai.

Përveç ushqimit, luhatjet e motit në këtë periudhë po shtojnë numrin e të vegjëlve që duan ndihmë mjekësore. Stina e virozave sapo ka nisur dhe mjekët po paralajmërojnë rritje të fluksit në fillim të muajit nëntor, transmeton Klan Kosova.

 

Shpërndaje në: