Mjekët paralajmërojnë: Ky medikament i zakonshëm shkatërron mëlçinë tuaj

Mjekët paralajmërojnë: Ky medikament i zakonshëm shkatërron mëlçinë tuaj

Sipas statistikave në SHBA, ‘acetaminophen’ është shkaku i më shumë se 2 600 shtrimeve, 56 000 vizitave në dhomën e urgjencës dhe rreth 460 rasteve të vdekjeve në vit. Shumë ilaçe e përmbajnë këtë përbërës, duke përfshirë NyQuil, Tylenol, Theraflu dhe Excedrin. Duke marrë ‘acetaminophen’, madje edhe në sasi të vogla, për një periudhë më të gjatë kohore, trupi juaj mund të dëmtohet.

Shumica e raporteve të mbidozimit me ‘acetaminophen’ ka ndodhur kur njerëzit kanë qenë duke përdorur disa barna në të njëjtën kohë, të tilla si ilaçe për të ftohurën dhe një qetësues me këtë përbërës.
‘Acetaminophen’ është toksik i fuqishëm për mëlçinë, dhe, siç tregohet në një studim të publikuar në gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, edhe në qoftë se ju merrni ‘acetaminophen’ sipas udhëzimeve, ai ende mund të dëmtojë mëlçinë. Këtë e tregoi edhe një studim ku u përfshinë 145 pjesëmarrës të shëndetshëm të ndarë në tre grupe. Pas konsumit të përbërësit në medikament u vu re se me të vërtetë ai e kishte dëmtuar mëlçinë e tyre.

Shpërndaje në: