Mjekët në Skoci nuk përshkruajnë më vetëm barna, por edhe shëtitje në natyrë
Nga 5 tetori i këtij viti, mjekët në Skoci janë autorizuar që natyrën ta përshkruajnë në mesin e trajtimeve për shërim të pacientëve. Besohet se ky është programi i parë i këtij lloji në Britani të Madhe, që do të përshkruhet për pacientët që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, ankthi, diabeti, çrregullimet mendore, stresi, sëmundjet e zemrës e shumë sëmundje të tjera.
Është dëshmuar nga shëtitjet në natyrë përfitimet rreth shëndetit mendor dhe fizik janë të shumta.
Për shembull nëse kaloni 90 minuta të ditës tuaj jashtë në një zonë të pyllëzuar, do të ketë një rënie të aktivitetit në pjesën e trurit tuaj që zakonisht lidhet me depresionin, përcjell Periskopi.
Koha e shpenzimit në natyrë jo vetëm që redukton presionin e gjakut dhe ankthin, që si rrjedhojë rritë lumturinë, por koha në natyrë gjithashtu redukton edhe agresionin, simptomat e ADHD (çrregullime hipreaktiviteti dhe mungesës së vëmendjes).
Gjithashtu përmirëson kontrollin e dhimbjes dhe sistemin imunitar./Periskopi/