Mjekësia ligjore e largon trupin e pajetë të 44-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi i minicisternës (Foto)
Për pesë orë trupi i pajetë i 44-vjeçarit nga Peja, Visar Muriqi, qëndroi në vendin ku shpërtheu minicisterna në dalje të qytetit.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, trupi i viktimës ishte shumë i dëmtuar.
Tani mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë trupin e viktimës për ta dërguar në obduksion.
Prokurori, hetuesit dhe zjarrfikësit ndodhën në vendin e shpërthimit dhe po merren me rastin. Shpërthimi i minicisternës ndodhi rreth orës 09 e 15 minuta.