Mjaltë, uthull molle, fruta të thata: Tenderi me kërkesa të çuditshme i Kadri Rahimajt

Mjaltë, uthull molle, fruta të thata: Tenderi me kërkesa të çuditshme i Kadri Rahimajt

Mjaltë, fruta të thata, uthull molle, hudhër e bimë mjekësorë po kërkon kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një tenderi publik.

Për këto produkte, Rahimaj i ka paraparë 5 mijë euro duke emëruar tenderin “Furnizimi me dhurata te vogla per zyrën e kryetarit”, raporton Periskopi.

Rahimaj po i kërkon 130 copa çarja të bimëve mjekësorë dhe aromatizuese të rritura në natyre dhe te paketuara në qese letre në sasi prej 40 gram.

E, sipas specifikave të dosjes çajrat duhet të jenë natyral.

“Çajrat duhet te jene 100 % natyral. Lloje: duhet te ofrohen me shume se 30 lloje te çajrave natyral, ne varesi te kerkeses se AK”, thuhet te specifikat e dosjes së tenderit.

Çudia e këtij tenderi është se kryetari për dhurata ka kërkuar edhe uthull molle, hithi e hudhër natyrale në total 122 copa të tilla, në paketin prej 750 ml.

Edhe 130 paketime me fruta të thata i ka kërkuar Rahimaj në sasi prej 100 gram.

Furnizim me fruta të thata të paketuar në qese letre me sasi prej 100 gram. Llojet: duhet të ofrohen më shumë se 10 lloje të frutave të thata, në varësi të kërkesës se AK”, sqaron dosja e tenderit.

Edhe mjaltën kryetari po e kërkon natyrale në kavanoz qelqi. 130 copa mjaltë të livadheve, pishës, geshtenjës apo malit.

“Furnizim me mjalte 100% natyrale. Paketimi duhet të jete në kavanoz qelqi 200 ml. Llojet: mjaltë mali, livadhi, pishe, geshtetnje etj”.

Edhe 2 punime artizanale i ka kërkuar që të vendosën në kronizë druri të formatit A4.

“Furnizim me punime filigrani të punuar me dorë nga argjenti të vendosura në korrnizë druri të formatit A4 dhe e mveshur me mëndafsh dhe mbuluar me xham. Punimi duhet të bëhet sipas kërkesës së AK. Madhesia e përafërt e punimit duhet të jetë 10-15cm”.

Rahimaj e ka mandatin e parë në Komunën e Kamenicës, dhe i takon Vetëvendosjes, që udhëheq me 4 komuna të Kosovës./Periskopi/

 

Shpërndaje në: