Mjaltë për një lëkurë të pastër pa akne

Mjaltë për një lëkurë të pastër pa akne

Largoni aknet me maskën e përbërë nga mjalta

Shpeshherë ju ndodhë t’iu shfaqen aknet në fytyrë kur keni ndonjë evinement të rëndësishëm.Mënyra më e mirë për ta zgjidhur këtë problem është mjalta. Mjalta ka efekte antibakteriale dhe jo vetëm se i hekë aknet e momentit, por edhe sigurohet se nuk do të shfaqen më.

Mjaltë dhe kanellë

Mjalti njihet për pafundësinë e të mirave që jep për çdo pjesë të trupit, dhe fytyra skishte si të ishte jashtë.

Për këtë maskë-scrub ju nevojiten:

4 lugë çaji mjaltë (natyral, mundësisht vendi) dhe 2 lugë çaji kanellë pluhur.

Hidhni mjaltin në një enë që të mund ta mbani për disa ditë dhe më pas shtoni kanellën. Përzjejini bashke me anë të një luge shumë mirë deri sa e gjithë kanella të jetë bashkuar me mjaltin dhe masa të bëhet sa më homogjene. Pasi ta keni arritur ketë masë, vendoseni më kujdes mbi fytyrë të larë mirë duke mbuluar fytyrën me një shtresë të hollë të maskës.

Kini kujdes si gjithmonë pjesën rreth syve apo gojës. Mbajeni maskën për 10 – 20 minuta duke marrë parasysh llojin e lëkurës. (10 min për fytyrat e thata dhe 20 për shumë të yndyrshmet).

Më pas shpëlajeni maskën me ujë të vakët dhe duke e fërkuar në formë rrethore për të krijuar kështu ndjesinë e skrubit.

Me pas lyejeni fytyrën me krem hidratues për të hequr thatësinë e tepërt. Përdoreni këtë maskë për 10 ditë, çdo ditë dhe do të shikoni rezultate fantastike.

Mjaltë dhe kamomil

Kjo maskë është shumë e mirë për të gjithë ju që kërkoni një fytyrë jo vetëm pa akne por edhe të lëmuar. Kamomili është shumë i mirë si qetësues por bën mrekulli edhe për fytyrën. Heq ndjesinë e lodhjes dhe hap poret. Kjo maskë do një kohë të gjatë, prandaj ne ju propozojmë pasditet e vona apo paraditet në shtëpi.

Fillimisht vendosni në një enë pak ujë dhe disa qese kamomil. Nëse keni kamomil të pakonservuar akoma më mirë. Lejini të zjejnë deri sa të marrë valë. Më pas lidhni flokët dhe vendoseni fytyrën pranë avullit të kamomilit duke mbajtur mbi kokë një peshqir (opsionale për më shumë rezultat).

Mbajeni fytyrën kështu për 2 minuta. Kështu keni realizuar fazën paraprake për realizimin e kësaj maske. Kjo fazë hap të gjitha poret tuaja dhe e qetëson fytyrën përpara vendosjes së mjaltit.

Më pas, pa e fshirë fytyrën nga avujt e kamomilit, filloni të vendosni një shtresë të hollë mjalti në fytyrë duke e mënjanuar pjesën e gojës dhe syve. Mundohuni ta mbani sa më shumë maskën në fytyrë, meqë dihet që është edhe pak e sikletshme. Megjithatë periudha optimale do të ishte 2 orë.

Më pas shpëlajeni me kujdes pa sapun duke hequr të gjithë mjaltin nga fytyra juaj.

Shpërndaje në: