Mjafton vetëm një pije me sheqer në ditë për ta rritur rrezikun ndaj zemrës tuaj

Mjafton të konsumoni vetëm një pije me sheqer në ditë që të rritet rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.
Një studim i Harvardit ka gjetur se konsumimi i një deri në dy kanaçe lëngje të gazuara apo pije energjike rrit rrezikun për sëmundje të zemrës me 31 për qind.
Gjithashtu u tha se një gjë e tillë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme edhe nga shkaqe të ndryshme, duke përfshirë kancerin, me më shumë se një të pestën.
Shkëmbimi i një pije që përmban sheqer me një dietale ul rrezikun e vdekjes së parakohshme, deklaruan shkencëtarët.