Mjaftoi një postim dhe njerëzit e shpallën Zendaya-n ‘ikonën e modës për 2021’

Mjaftoi një postim dhe njerëzit e shpallën Zendaya-n ‘ikonën e modës për 2021’

dayan-n si “ikonën e modës për vitin 2021”. Aktorja postoi dy foto me kostum gri për të festuar ardhjen e Vitit të Ri, të cilat u pëlqyen nga më shumë se 2.5 milionë njerëz në më pak se një orë. Për momentin, postimi ka më shumë se 6 milionë pëlqime.

Njerëzit shpërndanë fotot nëpër rrjete sociale. “Zendaya është që tani gruaja më me stil e vitit 2021,” shkroi dikush. “Zendaya është një ëndërr,” lexohet diku tjetër. Të tjerë shpërndanë foto të aktores me kostume në tonet e grisë dhe jo vetëm.

Ndërkohë Zendaya është imazhi i Maison Valentino. “Arsyja pse zgjodhëm Zendaya-n është sepse përfaqëson në mënyrë të përsosur Valentino-n,” shpjegoi drejtori artistik Pierpaolo Piccioli. “Ajo është një grua e re e fuqishme dhe e guximshme që përdor talentin dhe punën e saj për të shprehur veten, vlerat dhe brezin e saj gjithashtu.”

Mjaftoi një postim dhe njerëzit e shpallën Zendaya-n

“Jam e nderuar që u zgjodha si imazh i Valentino-s,” tha Zendaya. “Jam shumë e lumtur për të filluar këtë bashkëpunim të mahnitshëm me Pierpaolo dhe të gjithë familjen Valentino.”

Zendaya gjithashtu fitoi Visionary Award 2020, i cili jepet për të vlerësuar barazinë, përfshirjen dhe qëndrueshmërinë në modë.

Burimet: Harper’s Bazaar, Elle

Shpërndaje në: