“Miza e vogël, mbylle atë gojë të fëlliqur”, Edona James ofendon Kaderin

“Miza e vogël, mbylle atë gojë të fëlliqur”, Edona James ofendon Kaderin

Alby the Goat, Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu, janë bërë një treshe e pandashme në Big Brother VIP Kosova 2.

Ata qëndrojnë gjatë tërë kohës së bashku, gjersa Lumi herë shprehet tek njëra, e herë tek tjetra.

Teksa është diskutuar së fundmi për raportin e tyre, një ndërhyrje në këtë mes e ka bërë edhe transgjinorja Edona James.

Ajo iu vërsul bukuroshes nga Prizreni, gjersa eskaloi edhe me fjalë e ofendime ndaj saj.

“Miza e vogël, unë kam me të largu nga shtëpia, rritu. Mbylle atë gojë të fëlliqur. Je falso. Mashtruese. Rritu moj pak. Ku kam ecur unë, ti moti nuk ke ecur”, u shpreh ajo.

James mes tjerash theksoi: “Nuk dua ta dëgjoj zërin, mbylle gojën. Atë zë nuk dua të ta dëgjoj”.

Edona mori vërejtje nga Alaudin Hamiti për fjalët dhe mënyrën se si u shpreh në këtë pjesë.

Shpërndaje në: