Mitet për njerëzit që e vrasin veten
Nëse mendoni se ka më shumë mundësi për një person të kryejë vetëvrasje nëse flisni në lidhje me të – ju jeni gabim. Është e vërtetë që nëse dikush është në krizë ose në depresion, një bisedë rreth asaj se a mendon ai person për vetëvrasje mund të ndihmojë.
Sigurimi i mundësive për një person të tillë, për të hapur dhe ndarë problemet e tyre mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes dhe kështu të hapë rrugën për një zgjidhje të problemit. Kjo është vetëm një nga shumë mite për parandalimin e vetëvrasjeve.
Mbi vetëvrasjet flitet rrallë, përveç nëse një vetëvrasje nuk tërheq vëmendjen e medias dhe njohuritë për arsyet për dhe kundër vetëvrasjes mund të ndihmojnë shumë, transmeton KosovaPress.
Më poshtë përmendim disa mite dhe fakte të tjera deri te të cilat ekspertët erdhën në përfundim në bazë të përvojave të ndryshme:
Mit: Vetëvrasja nuk mund të parandalohet
Fakti është se vetëvrasja mund të parandalohet. Shumica e njerëzve që mendojnë për vetëvrasje nuk duan me të vërtetë të vdesin, por duan t’i japin fund vuajtjes intensive të tyre mendore/fizike, dhimbjeve ose problemeve. Shumica e tyre vuajnë nga sëmundje mendore që mund të trajtohet, andaj është e rëndësishme të dimë se ndërhyrjet mund të shpëtojnë jetën.
Mit: Njerëzit që i marrin vetes jetën janë egoistë, qyqarë ose të dobët
Nuk është aq e lehtë për të përcaktuar këta njerëz, pasi ka shumë faktorë që ndikojnë tek ata. Më shumë se 90% e personave që kryejnë vetëvrasje janë njerëz që vuajnë nga të paktën një sëmundje mendore, të tilla si depresioni, ankthi, çrregullimi bipolar, skizofrenia ose sëmundja e varësisë.
Mit: Të rinjtë dhe studentët rrezikohen më shumë nga vetëvrasja
Shkalla e vetëvrasjes për këtë grupmoshë është nën mesataren, dhe arsyet më të zakonshme për vetëvrasje janë të parëndësishme dhe që mund të zgjidhen. Rreziku i vetëvrasjes rritet me moshën. Aktualisht, grupmosha me shkallën më të lartë të vetëvrasjeve janë meshkujt dhe femrat e moshës 45-64 vjeç. Edhe pse disa grupe të veçanta mund të jenë në rrezik më të madh, vetëvrasja është një problem pak a shumë në të gjitha vendet dhe të gjitha grupmoshat dhe moshat.
Mit: Barrierat në ura nuk kanë sukses
Kufizimi i qasjes në metodat e vetëvrasjes në ajër është një nga strategjitë më të mira për parandalim. Shumë vetëvrasje mund të jenë impulsive dhe të shkaktuara nga kriza aktuale, dhe kur individë të tillë mendojnë më mirë ose ndërkohë zgjidhin disa probleme, ata heqin dorë nga synime të tilla.
Mit: Terapia përmes bisedës dhe barnave nuk ka sukses
Shërimi shpesh mund të jetë efektiv. Një nga mënyrat më të mira për të parandaluar vetëvrasjen është trajtimi i sëmundjeve mendore si depresioni, çrregullimi bipolar ose abuzimi i substancave dhe kapërcimi i metodave për të përballuar problemet e njerëzve. Gjetja e trajtimit më të mirë mund të marrë pak kohë, dhe trajtimi i duhur mund të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e vetëvrasjes.
Natyrisht, biseda dhe terapia duhet të përcaktohen nga një mjek, një psikolog ose një neuropsikiatër dhe një bisedë “e mirë” dhe shpesh e gjatë mund të ndihmojë familjen ose mjedisin. Biseda ka shumë të ngjarë të ndikojë në situatën e personit dhe të vendosë për trajtimin dhe terapi. Atëherë zgjidhen pjesa më e madhe e problemeve.
Nëse shkaku i depresionit ose i të menduarit vetëvrasës është droga ose alkoolizmi, atëherë duke folur, një person mund të bindet se ai po shërohet nga varësia dhe, duke vepruar kështu, idetë për vetëvrasje do të “humbasin”.
Shpesh, pacientët kronikë dhe të moshuarit vijnë në “idenë” e vetëvrasjes, pasi mendojnë se sëmundja e tyre është e pashërueshme. Rastet e tilla shpesh mund të parandalohen kur një person e kupton që sëmundja mund të shërohet ose të vihet nën terapi nën kontroll, se nuk është “për askënd në rrezik” dhe se është ende i dobishëm për vete dhe për të dashurit e tyre.