Mitet e kujdesit të fytyrës që keni ditur gjithë jetën gabim
Ne ndjekim gjithmonë strategjitë më të reja për të mbajtur lëkurën të re, të fortë dhe të duket me energji. Por jo çdo gjë që lexojmë apo na këshillojnë të tjerët funksionon. Më poshtë janë 3 këshillat që dëgjojmë gjithmon ëpor që nuk janë plotësisht të vërteta:
Produktet e shtrenjta janë më të mirat: E vërteta: Sigurisht që ka produkte bukurie me vlerë, por çmimi nuk do të thotë gjithmonë cilësi. Ashtu si ju përpiqeni të bleni produkte organike dhe të investoni në çanta ose kostume që të zgjasin ën kohë, ju mund të mendoni se produktet e shtrenjta të fytyrës janë një investim më i mirë sesa ato që mund të gjejmë në farmaci. Por kirurgu dermatolog në Manhattan Dermatology & Cosmetic Surgery, Dendy Engelman,shpjegon se një etiketë çmimi nuk siguron që produkti do të jetë më efektiv, ose se ka edhe përbërës të ndryshëm nga ajo që mund të gjesh në ekuivalentet e farmacisë.
Produktet kundër plakjes veprojnë menjëherë: E vërteta: Nëse aplikoni krem për syrin dhe një retinol hidratues para gjumit, dhe shpresoni të shihni se këto rrudha zhduken deri në mëngjes, mund të jeni duke parë ëndrra. Përmbushja e menjëhershme e atyre që lexoni pas kremrave kundër plakjes është një ëndërr që ne të gjithë duhet të harrojmë, por Dr. Engelman na kujton se durimi është çelësi i suksesit me rritjen e moshës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës duan 4 deri në 8 javë për të shfaqur rezultat.
Kremi kundër diellit nuk është i domosdoshëm gjithmonë; E vërteta: Kur zgjoheni dhe menjëherë shihni Google për parashikimin e motit për atë ditë,dhe kur shihni që do të jetë ditë më shi nuk e vendosni kremin mbropjtës me spf bëni gabim! Edhe nën mbulesën e reve, është e mundur që dielli të dëmtojë lëkurën dhe sytë tuaj dhe të shkaktojë ndikim afatgjatë.