Miss Universi i Mianmarit i heqet titulli për shkak të propagandës kundër viktimave myslimanë (Video/Foto)
E shpallur si Miss Universi i Mianmarit Shwe Eain Si, ju hoq titulli pasi kishte postuar një video ku akuzoi Ushtrinë e Shpëtimit të Rohingyave Arakan për shkaktimin e dhunës së vazhdueshme në shtetin Rakhinë të Mianmarit.
Ish-mbretëresha 19-vjeçare e ka postuar videon në Facebook më 24 shtator me qëllim të informimit të dhunës që po ndodh në shtet, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Videoja fillon me pjesëmarrësin e konkursit duke folur me shikuesin kur imazhet grafike të njerëzve – përfshirë fëmijët – me plagë në të gjithë fytyrat e tyre shfaqen në mesazh.
Në përgjigje të postit, grupi “Hello Madam”, i cili është sponzorisuese, vendosi të njoftojë të dielën se mbretëresha nuk do të mbajë më titullin e saj pasi ajo shkel rregullat e kontratës.
Pa përmendur posaçërisht postin e Facebook, Grupi Hello Madam deklaroi në mënyrë specifike se Shëe thjesht nuk u sill si një modele, njoftoi BBC.
Megjithëse kompania ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat e lëshuara nga Shëe, mbretëresha publikisht e mohoi deklaratën e kompanisë të martën në një përgjigje pasuese në Facebook, në të cilën ajo konsideroi pretendimet e kompanisë si “të pabazuara”.
Sipas BBC, më shumë se gjysmë milioni refugjatë Rohingya kanë ikur në Bangladesh që nga 25 gushti, kur militantët e ARSA’së sulmuan postet e sigurisë, duke shkaktuar një goditje të madhe ushtarake në të cilën qindra myslimanë të Rohingyave janë vrarë; mbi gjysmë milioni më shumë kanë ikur në Bangladeshin fqinjë./Periskopi/