Mishi i konservuar përkeqëson simptomat e Astmës

Mishi i konservuar përkeqëson simptomat e Astmës

Studiuesit thonë se produkte, si: salçice, sallami apo proshuta mund të kenë në përbërje të tyre nitrat, i cili përkeqëson rrugët e frymëmarrjes.

Deri më tani studimi është kryer tek 1000 francezë.

Pjesa më e madhe e personave që morën pjesë në studim vuanin nga sëmundja e astmës dhe ata që kishin konsumuar më tepër se katër racione mishi të konservuar ose rreth tetë feta proshute në javë kishin shfaqur përkeqësim të simptomave të tyre.

Studiuesit rekomandojnë që çdo person të mos konsumojë më tepër se 70 gramë mish të konservuar në ditë.

Me pak fjalë për të qenë i shëndetshëm një person mund të konsumojë jo më tepër se një fetë të hollë proshute në ditë.

Studiuesit thonë se duhen ende kërkime të tjera për të vërtetuar tërësisht lidhjen midis mishit të konservuar dhe sëmundjes së astmës.

Megjithatë ata rekomandojnë që si për çdo sëmundje tjetër edhe për astmën më e rëndësishmja është që çdo person të ushqehet shëndetshëm, pra të ketë një dietë të ekuilibruar me sa më shumë produkte të freskëta dhe sa më pak uzhqime të përpunuara , kripë, sheqer apo yndyrna të ngopura.

\ Ora News.tv\

Shpërndaje në: