Mishi i Brazilit: Industria e fuqishme lidhet me shpërndarjen e Covid-19shin në botë
Depotë e mishit të Brazilit kanë ndihmuar në shpërndarjen e Covid-19shit në të paktën tri vende të ndryshme në botë derisa virusi vazhdon të migrojë nga qytetet e mëdha, kanë thënë ekspertët.
Brazili në fillim të kësaj jave ishte në vend të dytë sa i përket rasteve të konfirmuara me Covid-19 dhe numrit të vdekjeve. 1,800 milionë janë konfirmuar të prekur, ndërsa 72 mijë e 833 njerëz kanë pësuar vdekje, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Sektori i fuqishëm i agrobiznesit (sektori i mishit) është i lidhur me presidentin e vendit, Jair Bolsonaron, i cili e ka mohuar pandeminë si një “grip të vogël.”
Sektori i mishit të lopëve vlen rreth 26 miliardë dollarë, ndërsa industria e mishit të pulës 8 milionë.
Depotë e mishit kanë qëndruar të hapura edhe gjatë pandemisë, dhe stafi ka punuar si zakonisht, pa masa, dhe shpesh edhe në zonat e frigoriferit.
Këto kushte mund të krijojnë qendra perfekte për shpërndarjen e virusit, ka thënë Priscila Schvarcz, prokurore nga Ministria e Punës, nnjë degë e shërbimit prokurorial federal që mbikëqyr ligjet e punës.
“Ne shohim shumë puntëtorë që janë infektuar,” tha ajo.
Në njërën depo, gati 5 mijë punëtorë janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve 12 kanë vdekur.
Kina i ka suspenduar importet e mishit nga Brazili pikërisht për shkak të një çështjeje të tillë./Periskopi