Mirlind Kryeziu: Jam gëzuar shumë për ftesën, duhet të fitojmë ndaj Gjeorgjisë

Mirlind Kryeziu: Jam gëzuar shumë për ftesën, duhet të fitojmë ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës luan kundër Gjeorgjisë të enjten, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Para ndeshjes ka folur Mirlind Kryeziu, i cili u shpreh i lumtur për ftesën e pranuar.

“Kam munguar në këto dy vitet e fundit, s’kam pasur ftesë, por tash jam gëzuar shumë për ftesën. Besoj që të tri lojët kanë më qenë të vështira, duhet me shku hap pas hapi. Loja e parë ndaj Gjeorgjisë është shumë e rëndësishme, duhet të bëjmë lojë të mirë dhe ta fitojmë lojën”.

“Stërvitjet shkuan shumë mirë, dje kemi qenë dy grupe të ndarë, një grup që ka pas lojë të shtunë dhe diele, kurse sot ka qenë stërvitja e parë që ka qenë krejtë ekipi në fushë. Gjithçka ka shkuar mirë, krejt lojtarët janë ardhur super”, deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Ndërkohë, pas Gjeorgjisë, Kosova do pret Greqinë dhe Spanjën në “Fadil Vokrri.

 

Shpërndaje në: