Mirlind Daku shënon sërish në Rusi
Mirlind Daku, po kalon një superformë në kampionatin e futbollit rus.
Daku ka shënuar gol për ekipin e tij Rubin Kazan, ndaj Uralit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare e tundi rrjetën e kundërshtarit në minutin e 43-të.
Ky ishte goli i shtatë i tij, e po ashtu ai ka bërë edhe katër asistime.
26-vjeçari po rezulton një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë dhe pret të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për në Kampionatin Evropian që do të luhet gjatë kësaj vere në Gjermani.
Shqipëria do të luajë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në fazën e grupeve.