Mirije Braha siç nuk e keni parë asnjëherë, ja si pozon para kamerës

Periskopi.com Showbiz

Ajo ka vite që është pjesë e skenës muzikore.Mihrije Braha padyshim është një nga këngëtaret që gjithmonë merr shumë komente rreth postimeve që ajo bën.Shpeshherë jemi mësuar ta shohim teksa ekspozohet më shumë se që duhet.

Fotografitë e saj jo rrallë herë provokuese kanë bërë që ajo edhe të merr komente jo dhe aq të mira, ku kritikat kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj.Por, edhe pse vitet kalojnë ajo gjithmonë tenton të duket sa më e re, duke u kujdesur për veten. E tillë është dhe paraqitja e fundit e saj në Instagram, ku Mihrija është munduar të pozojë si një çikë e re.

Duke qenë se ka vite e vite që është pjesë e estradës së bashku me bashkëshortin Naimin, edhe agjenda e saj është mjaft e ngjeshur me koncerte.Përveç Mihrijes dhe Naimit, tanimë edhe Platori, djali i tyre i është futur botës së muzikës, ku dhe ka pak kohë që ka lansuar projektin e parë me titull “Riprezentim”, një rrymë krejtësisht ndryshe nga ajo e prindërve të tij.