Miriam Cani shkëlqen me paraqitjen e fundit
Miriam Cani është një këngëtare e talentuar, e cila arriti një sukses të madh edhe në Gjermani me muzikën që bën.
Ndërsa tek publiku shqiptarë, Miriam Cani u bë masivisht e njohur me këngën “Let me die with you”, në bashkëpunim me burrin e saj Alban Skenderaj, shkruan Indeksonline.
Ajo dhe Albani paraqiten vazhdimisht së bashku nëpër paraqitjet e tyre, shpeshherë së bashku me vajzën e tyre Amelia.
Ndërsa para pak kohe Miriami dhe Albani kanë bërë të ditur se po presin të bëhen prindër për here të dytë.
Së fundmi Miriami është shfaqur me anë të një fotografie, ku shihet në formë mjaft të mirë, e që duket se e ka zbukuruar shtatzania.