Mirel Josa fiton gjyqin kundër Prishtinës në FIFA, klubi detyrohet ta paguajë 45 mijë euro
Mirel Josa ka fituar kontestin gjyqësor në FIFA për padinë që ka ngritur ndaj Prishtinës.
Trajneri shqiptar kishte kontratë trevjeçare me ekipin kryeqytetas, por pas dy vjetësh, përkatësisht në shtator 2019, Josa ishte shkarkuar nga detyra.
Kryesia e Prishtinës nuk kishte shlyrë detyrimin financiar për periudhën e mbetur të kontratës, e Josa nuk ka qëndruar duarkryq.
Burime të Indeksonlinen bëjnë të ditur që Prishtina duhet t’ia paguajë 45 mijë euro Josës, 17 mijë nga pagat e papaguara dhe pjesa tjetër si dënim nga FIFA për mosrespektim të kontratës.