Miratohet Draft-Statuti i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës në Kuvendin e Jashtëzakonshëm
Federata e Futbollit të Kosovës ka miratuar Draft-Statutin e ri në Kuvendin e Jashtëzakonshëm.Kjo gjë ndodhi për shkak të kërkesës nga Komisioni për Vlerësim dhe Licencimin të Federatave Sportive në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinsë dhe Sportit.
48 vota ishin pro këtij Draft-Statuti, një votë ishte abstenuese, votim ky që mundësoi miratimin e tij.
Vlen të cekët që delegatët e Dritës, Prishtinës, Trepçës ’89 dhe Gjakovës e bojkotuan votimin.
Në këtë Kuvend nuk u lejua prezenca e mediave dhe gazetarëve sportivë, por që kishte vetëm transmetim në kanalin zyrtar në ‘Youtube’.