Miratohet Buxheti për vitin 2025
Me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim është votuar shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndarje buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Kuvendi e ka miratuar ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025 me vota minimale të deputetëve.
Ndryshe në seancën e sotëm ky projektligj u kundërshtua nga ana e opozitës duke kërkuar ndryshime në disa fusha.
Po sot, thuajse asnjë amandament i propozuar nga opozita nuk e mori mbështetjen në Kuvend.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm pritet të jetë 3.6 miliardë euro.