Ministrit Çeku i refuzohet vizita në Preshevë

Ministrit Çeku i refuzohet vizita në Preshevë

Ministri të Kulturës, Hajrulla Çeku i është refuzuar kërkesa për vizitë në Preshevë.

Kjo është bërë e ditur nga politikani në Luginë, Ragmi Mustafi.

“Refuzimi për vizitën e Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë është një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të ndërprerë shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Por askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen”.

“Izolimi dhe pengesat nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të Kosovës”, shkruan ai.

Shpërndaje në: