Ministria e Shëndetësisë: Shqipëria, e paprekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë: Shqipëria, e paprekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Rastet ishin me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19 dhe kanë rezultuar negative.

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri./A2/

Shpërndaje në: