Ministria e Shëndetësisë: Katër izraelit të vaksinuar infektohen me variantin indian të koronavirusit
Katër izraelitë të vaksinuar janë infektuar me variantin indian të koronavirusit, ka raportuar Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi.
Gjithsej, rreth 41 raste të këtij varianti janë gjetur në Izrael – 24 prej të cilëve ishin izraelitë të kthyer nga jashtë dhe 17 të tjerë të infektuar nga brenda.
Po ashtu, mes të infektuarve janë pesë fëmijë, ka thënë Ministri i Shëndetësisë.
Ka frikë të madhe në mbarë botën se varianti në fjalë i reziston vaksinës, të paktën pjesërisht, shkruan Jerusalem Post, përkthen Periskopi.
Qeveria izraelite planifikonte votimin mbi planin për t’i rritur kontrollet e ajroporteve të martën, por iu harxhua koha para se ta diskutonte.
Shumica e rasteve kanë hyrë në Izrael nga India, por disa kanë hyrë edhe nga shtetet e tjera.
Ministri i Shëndetësisë theksoi që nuk kishte ende informacion të qartë në lidhje me implikimet e variantit indian për njerëzit e shëruar apo vaksinuar.