Ministria e Rozeta Hajdarit hap tender publik për grurin me vlerë 4 milionë euro

Ministria e Rozeta Hajdarit hap tender publik për grurin me vlerë 4 milionë euro

Pak kohë pas skandalit me Rezervat Shtetërore, ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe  Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot ka hap tender publik për blerjen e grurit për nevojat e Rezervave  Shtetërore.

Sipas të dhënave  në dosjen e tenderit kjo ministri për sasine e përafërt prej 13,300-13,333 tonë, ka ndarë  4 milionë euro.

“Furnizim me grurë për nevojat e Rezervave  Shtetërore  për vitin 2024” .

Kujtojmë se për skandalin e Rezervave Shtetërore kishte pasur bastisje e arrestime. Krejt kjo kishte ardhur pas publikimit të disa audio-incizimeve të cilat dëshmonin për një skandal të madh në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

Shpërndaje në: