Ministria e Mbrojtjes i reagon Daut Haradinajt, mohon se FSK-së i ka humbur një dron
Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj deklaratës së Daut Haradinajt, i cili në emisionin “Pressing” ka thënë se një dron i FSK-së ka humbur. Në këtë reagim ministria që drejtohet nga Maqedonci kanë thënë se pretendimet e tilla s’janë të vërteta dhe se numri i dronëve në FSK po shtohet.
Haradinaj e Maqedonci kanë polemizuar edhe të enjten lidhur me çështjen e dronit. Pasi Maqedonci kishte mohuar deklarimet, Haradinaj i kishte thënë të mos flasë për ministri meqë askush se pyet për asgjë.
Haradinaj: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni