Ministria e Brendshme e RMV lëshon urdhërarreste për 4 persona pas tragjedisë ku humbën jetën 59 të rinj në diskotekën e Koçanit

Ministria e Brendshme e RMV lëshon urdhërarreste për 4 persona pas tragjedisë ku humbën jetën 59 të rinj në diskotekën e Koçanit

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut., Pançe Toshkovski ka deklaruar se është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona lidhur me tragjedinë në Koçani.

“Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona”, tha ai, transmeton Periskopi.

“Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike është duke u vepruar në këtë moment dhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ku po kërkohet dokumentacioni i diskotekës në fjalë, si dhe persona të përfshirë në të”.

“Deri në orën 11:30, sipas informacioneve që i kemi në dispozicion, të vdekur janë gjithsej 59 persona”, deklaroi Toshkovski.

Shpërndaje në: