Ministria e Arsimit shndërrohet në çerdhe të militantëve të VV-së, Nagavci bëhet gati ta punësoj shoqen e saj dhe ‘besnikët’ e partisë
Nëntëmbëdhjetë ditë para se Qeverisë Kurti t’i përfundoj mandati, në një dikaster ministor, saktësisht në ministrinë që drejtohet nga Arbrërie Nagavci janë kurdisur disa konkurs për pozita kyçe e që aty tashmë terreni është përgatitur për njerëz të partisë në pushtet (LVV), shkruan Periskopi.
Iliriana Xhylani, Periskopi
Arbërie Nagavci ka vendosur ta rehatoi diku në ministri shoqen e saj, Vjollca Sopin.
Burime të Periskopit kanë thënë se Ministria e Arsimit ka përgatitur një konkurs për herë të dytë, pasi herën e parë Vjollca Sopi nuk ka arritur të aplikoi.
Në konkursin për pozitën “Drejtor i Depertamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave”, po synohet që të emërohet pikërisht, Vjollca Sopi.
Në dokumentin që ka siguruar Periskopi, në mesin e 5 kandidatëve të përzgjedhur për testim me shkrim është përzgjedhur edhe Vjollca Sopi. Por, në mënyrë që kjo të mos merret vesh, ministria e Arsimit ka vendosur që t’i paraqes me kod identifikues.
Shih dokumentin:
Vlen të përmendet se Periskopi ka mësuar se Vjollca Sopa që dy vite është e angazhuar në Ministrinë e Arsimit me kontratë mbi vepër, gjë që është e jashtëligjshme. E njëjta edhe pse me kontratë në vepër “ka qenë pjesë e komisioneve punuese” si e besuar e Nagavcit dhe e sekretares së ministrisë , Fadile Dyla.
Periskopi në lidhje me këto zhvillime ka kontaktuar edhe znj.Vjollca Sopin, por e njëjta deri në botimin e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.
Por nuk mbaron me kaq keqpërdorimi me konkurse në Ministrinë e Arsimit që e udhëheq Arbërie Nagavci.
Në konkursin për pozitën e drejtorit të departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, janë aprovuar aplikimet e 7 kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testimit për pozitën e kërkuar.
Por, edhe këtu u dha drita jeshile për një militant të partisë në pushtet.
Fatbardh Sallahu i cili është aprovuar si kandidat për pozitën e Drejtorit të depertamentit të arsimit të lartë, del të jetë përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e dëshmojnë postimet e tij në profil në Facebook.
Praktika të tilla të kundërligjshme kanë ndodhur gjatë 4 viteve qeverisje në dikastere të ndryshme ministrore, agjenci të pavaruara, ndërrmarrje publike e komuna, ku njerëzit të afërt me partinë në pushtet janë shpërblyer me pozita të ndryshme./PERISKOPI