Ministri Rashiq abstenon, s’ia përkrah Kurtit themelimin e muzeut për gjenocid
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar sa i përket themelimit të muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri, muze ky që do të ndërtohet nga Ministria e Kulturës.
Kurti në mbledhje të qeverisë e ka paraqitur këtë si pikë të parë të rendit të ditës.
“Kemi shqyrtimin e propozim vendimit për themelimin e muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri”, ka thënë Kurti në mbledhje.
Pasi ministri Hajrullah Çeku e ka prezantuar projektin, Kurti e ka hedhur çështjen për votim.
Kur ka pyetur për abstenim, ka qenë ministri Nenad Rashiq i vetmi që e ka ngritur dorën.