Ministri Peci zbulon një mënyrë të re për punësimet në Ministri: Merr staf të ri për stafin që veçse ekziston (DOKUMENT)

Ministri Peci zbulon një mënyrë të re për punësimet në Ministri: Merr staf të ri për stafin që veçse ekziston (DOKUMENT)

Jashtligjshëm e kundër Rregullores, Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, ka punësuar një numër të njerëzve për pozita të cilat paraprakisht ishin të zëna, shkruan Periskopi.

Enis Rrustemi, Periskopi

Duke u thirrur në Ligjin për Zyrtarët Publik dhe rregullores për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar, MBPZHR ka shtuar numrin e zyrtarëve për këto pozita;

1. Zyrtar i Pranimit në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme – Divizioni për Shërbime të Përbashkëta.
2. Zyrtar i Pasurisë
3. Zyrtar i Lartë i Prokurimit

Periskopi ka siguruar dokumentet për kandidatët fitues për pozitat e lartcekura. Aty ndër të tjera thuhet se për;

Pozitën Zyrtar i Pasurisë kandidat fitues është Molosa Bytyqi, këtë detyrë e ushtron Muharrem Berisha

Zyrtar i Pranimit në Departamentin për Financa, kandidat fitues është Xhemile Muçaj, këtë detyrë e ushtron Eshref Mulaku.

Zyrtar i Lartë i Prokurimit, kandidat fitues është Leutrim Prokshi, këtë detyrë e ushtron Blerina Haziraj.

Montazhier/Fotograf, kandidat fitues është Arban Osmani ku për këtë nuk ka qenë në plan personeli për t’u rekrutuar.

Çka thotë Rregullorja për themelimin e marrëdhënies së punës me kontratë për periudhë të caktuar?

Neni 6 i ksaj rregulloreje, ‘Themelimi i marrëdhënies së punës për plotësimin e një pozite në rast të mungesës së përkohshme’, thotë;

 



Kujtojmë se Periskopi javën e kaluar publikoi edhe një artikull se si ministri Peci ka angazhuar 26 konsulentë përmes procedurave të prokurimit, që buxhetit të shtetit i kushtuan afro 500 mijë euro.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë:

Ministri Peci angazhon 26 konsulentë përmes prokurimit, buxhetit shtetit do i kushton afro 500 mijë euro / DOKUMENT

Ndër të tjera, java që shkoi e ka përcjellur ministrin Faton Pecin me skandale të njëpasnjëshme, nga listat e përfituesve të granteve për projektet 100 mijë euroshe për vëllain e deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, e gjithashtu edhe për këshilltarin e tij, Naim Huruglica dhe për bashkëpartiakun e tij Bahtijar Berisha me projektin 85 mijë eurosh. /Periskopi/

100 mijë vëllait të deputetes, 100 mijë këshilltarit, 50 mijë bashkëpartiakut: Faton Peci dorëlirë me të afërmit e tij

Pasi ia dha 50 mijë euro, Peci një hap larg që ta rehatoj me një post të lart bashkëpartiakun e tij, Bahtijar Berisha

Shpërndaje në: