Ministri Peci ndan 300 mijë euro për organizatat joqeveritare, nuk e kishte as në planin e punës së MBPZHR’së

Ministri Peci ndan 300 mijë euro për organizatat joqeveritare, nuk e kishte as në planin e punës së MBPZHR’së

Në prag fushate, Ministria e udhëhequr nga Faton Peci ka shpërndarë 300 mijë euro për organizatat joqeveritare. Diçka që në vitet paraprake nuk e kishte bërë. Ky veprim i Pecit, nuk ishte as në planin e punës së MBPZHR-së.

Sipas dokumenteve që Periskopi i posedon, në muajin gusht ndau 100 mijë euro, teksa në muajin tetor ai ndau 199 mijë euro për këto organizata joqeveritare.

Madje, Ministria e Pecit ka ndarë dy herë radhazi mjete financiare për disa OJQ të njëjta.

 

Për këto ndarje, Peci po del të ketë shkelur edhe Rregulloren për procedurat e financimit publik të OJQ-ve.

Qe çka thotë Rregullorja:

“Rregullorja ka përcaktuar që në rast se mbështetja financiare publike për OJQ-të nuk është e përfshirë në kuadër të buxhetit, si dhe nuk është e identifikuar në mënyrë specifike se është mbështetje për projektet dhe programet e OJQ-ve, institucioni nuk ka të drejtë të ofrojë mbështetje financiare për OJQ-të. Prandaj, është e domosdoshme që të ekzistojnë linja të veçanta buxhetore, të identifikuara qartë që tregojnë se shuma e ndarjes buxhetore i dedikohet mbështetjes financiare publike për projektet dhe programet e OJQve. Krijimi i linjave të veçanta buxhetore në të cilat identifikohet mbështetja financiare publike për OJQtë përveç që do të ndihmojë në rritjen e transparencës sa i përket fondeve të alokuara për shoqërinë civile, do të mundësoj edhe një menaxhim më të lehtë të mbështetjes financiare publike për OJQ-të”.

 

 

 

 

Shpërndaje në: