Ministri italian i mbrojtjes i shqetësuar se mund të shpërthejë krizë në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosseto, citohet të jetë deklaruar i shqetësuar për një krizë në Kosovë më shumë se sa që i druhet një përshkallëzimi mes Izraelit dhe Libani.
“Ka një tjetër front që më shqetëson, jo si Lindja e Mesme, por është potencialisht shpërthyes si ky,” thotë Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto përpara Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Dhomës dhe Senatit, siç e citoi “Huffington Post”.
Mediumi i ka dhënë opinionit italian një kronologji për zhvillimet e tensioneve etnike në Kosovë.
Krerët e vendeve perëndimore vazhdimisht kanë theksuar rrezikun e hapjes së një fronti të ri lufte në Evropë, pas atij në Ukrainë.
Po ashtu, situata në Lindjen e Mesme e ka përkeqësuar paqen botërore.