Ministri i Arsimit merr vendim: Orët e humbura për shkak të grevës do të kompensohen
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBAShK-u.
Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:
5 ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019.
5 ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019.
5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.