Ministri gjerman i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për luftë me Putinin

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për luftë me Putinin

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se vendi i tij duhet të përgatitet për luftë për shkak të kërcënimeve në rritje ruse.

“Duhet të jemi gati për luftë deri në vitin 2029”, tha ministri në Parlamentin Gjerman.

Komentet e tij vijnë në një kohë të frikës së shtuar midis vendeve evropiane, veçanërisht atyre në Evropën Lindore, mbi agresionin e mundshëm rus që do të shtrihej përtej Ukrainës.

“Ne nuk duhet të besojmë se Putini do të ndalet në kufijtë ukrainas. Ne kemi nevojë për gra dhe burra të rinj që mund të mbrojnë këtë vend”, tha Pistorius.

Shpërndaje në: