Ministri Faton Peci nesër do të mbaj konferencën përmbyllëse për media

Ministri Faton Peci nesër do të mbaj konferencën përmbyllëse për media

Nesër, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të mbajë konferencë për media në të cilën do të shpalos të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar sektori i bujqësisë këtë vit.

“Ju njoftojmë se me dt. 27 dhjetor 2024 (e premte) me fillim nga ora 09:00, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të mbaj konferencën përmbyllëse për media në të cilën do të shpalos të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar sektori i bujqësisë këtë vit, si dhe përgjatë mandatit të z. Faton Peci në krye të këtij dikasteri”, thuhet në komunikatë.

Konferenca do të mbahet në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i cili gjendet në Rr. “Ukshin Hoti” – Kompleksi “Ramiz Sadiku”, kati IV në lagjen Pejton.

Shpërndaje në: