Ministresha Haxhiu uron nënën për ditëlidnje: Gruaja më e fortë, më e dashur, më gojëmbël që njoh
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka uruar në mënyrë të veçantë nënën e saj për ditëlindje.
Përmes një fotografie krah saj të postuar në rrjetin social Facebook, Haxhiu i uroi 65 vjetorin e lindjes, njofton Klankosova.tv.
“Urime ditëlindja gruaja më e fortë, më e dashur dhe më gojëmbël që njoh. Uroj të kemi edhe shumë vite pranë nesh me plot shëndet dhe kështu të buzëqeshur Urime 65 vjetori i lindjes”, ka shkruar Haxhiu.