Mini bëhet elektrik
Mini Cooper ka formuar ekipin që do të udhëheq me programin Recharged, dhe ideja është që modeli klasik Mini të elektrifikohet. Gjatë procesit të transformimit modeli i motorit me benzin është zëvendësuar me një elektromotor me 122 KF.
Sipas të dhënave, modeli klasik do të jetë shumë më i shpejtë, sepse nga 0 në 100 km/h do të arrijë për afro 9 sekonda, ndërsa shpejtiësa e tij maksimale nuk dihet, por autonomia e tij në rrugë do të jetë rreth 160 km.
Po ashtu, pas transformimit, Mini duket njësoj sikurse modeli klasik, dhe e vetmja risi është dizajni i ndryshuar brenda dhe ai i instrument tabelës.
Cmimi i këtij modifikimi ende nuk dihet, por si orientim mund të shërbejë fakti se disa punëtori më të vogla në Britani një transofrmim të ngjashëm po e ofrojnë për rreth 25,000 euro.