Milot Rashica i drejtohet me një letër emocionale Werder Bremenit pasi u zyrtarizua te Norwichi

Milot Rashica i drejtohet me një letër emocionale Werder Bremenit pasi u zyrtarizua te Norwichi

Milot Rashica është lojtari i ri i Norwich Cityt.

Transferimi, i cili u duk se erdhi nga askund, u zyrtarizua të martën pasdite në faqen zyrtare të klubit anglez, shkruan Periskopi.

Tash, vetë futbollisti i është drejtuar ish-klubit me një postim në rrjetet sociale:

”Të dashur fansa të ëerderit, pas 3,5 viteve kam vendosur pranoj sfidë të re, do të doja t’iu falënderoja nga thellësia e zemrës për mbështetjen gjatë kësaj kohe jo gjithmonë të lehtë.

”Jam ndjerë shumë rehat në Bremen me familjen time. Biri im, Tiani ka lindur aty – për këtë Bremeni dhe familja ime gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time. Të jeni të sigurtë se dotë vazhdoj të mbaj gishtat kryq për juve dhe klubin. Faleminderit për gjithçka fansa, bashkëlojtarë dhe staf, qëndroni të shëndoshë dhe urimet më të mira.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: