Millosheviqi e nxiti dhunën 20 vjeçare në futbollin serb

Millosheviqi e nxiti dhunën 20 vjeçare në futbollin serb

Dhuna e futbollit sërb bëri që të ndërpritej në mënyrë dramatike ndeshja kualifikuese për Euro 2018 mes Serbisë dhe Italisë në Gjenovë. Kjo formë e huliganizmit të lidhur me sportin ka filluar më shumë se 20 vjet më parë në Serbi dhe një gjë e tillë ende vazhdon.

Slobodan Millosheviq, presidenti i atëhershëm i Serbisë, e kishte kuptuar që fansat e Crvena Zvezdës së Beogradit ishin shumë nacionalist e shumë komunistë dhe të afërt me politikanët opozitarë. Së bashku me shefin e shërbimit të sigurimit, ai e rekrutoi Zeljko Raznatoviq Arkanin, një vrasës kriminel, për të zgjidhur atë problem.

Brenda pak javësh, Arkani i unifikoi disa grupe të ndryshme tifozësh të Crvena Zvezdës dhe i ktheu ata në një lloj njësie paramilitare. Këta të ashtuquajtur ‘tifozë’ kryen mizori të tmerrshme në Kroaci e Bosnjë gjatë gjysmës së parë të viteve 90 – duke operuar nën kontrollin e shërbimeve serbe të sigurisë.

Pas luftërave në Bosnjë dhe Kroaci, huliganët morën pjesë në kampanjat kundër Millosheviqit dhe kontribuan në rënjen e tij. Por ata nuk e konfrontuan presidentin sepse e kishin ëndrrën evropjane, për një Serbi liberale e demokratike; ata e kundërshtuan sepse e kishte humbur luftën.

Shpejt pas rënjes së Millosheviqit në vitin 200, dhe pak ditë pas demokracisë së re Serbe, ndeshja më e rëndësishme futbollistike në vend – mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit – u desh të ndalohej shkaku i rrahjeve brutale mes huliganëve të të dyja anëve.

Dekada e ardhshme e rriti një gjeneratë në të dy palët që nuk e mbante mend Jugosllavinë e Titos. Një palë ishte rritur në mizoritë e luftës së të 90-ave dhe ishte frustruar nga përmirësimi i ngadaltë i kushteve të jetës. Tjetra ishte rritur nga prindër të afërt me regjimin e Millosheviqit. Shumica jetonin në Perëndim dhe kishin mësuar gjuhë të reja por ata i sollën në vendet e tyre aspektet më të këqija të jetesës perëndimore.

Të dyja palët janë të bashkuara në urrejtjen ndaj Perëndimit, veçanësisht për amerikanët, dhe poashtu për fqinjtë e tyre, shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët. Elemente të shërbimeve të fshehta, partive politike nacionaliste dhe madje edhe të koalicionit qeverisës lulëzuan në atë ambient, por liderët grupeve më të dhunshme janë shpesh kriminelët e involvuar në drogë, trafikim armësh, dhe në protitucion të organizuar.

Këto grupe kanë arritur nivel të lartë të pandëshkueshmërisë. Qeverisja serbe e ndjekë një politikë të kujdesshme, dhe klubet më popullore të futbollit e basketbollit janë në duart e tyre.

Në disa raste të ndryshme, tifozët e Crvena Zvezdës kanë hyrnë në zhveshtoret e ekipit të tyre dhe i kanë goditur lojtarët. Veturat e futbollistëve janë thyheshin dhe njëherë një llambë i ishte futur në gojë një polici. Mbështetësit e Partizanit të Beogradit e kanë mbytur një tifoz vizitor të skuadrës franceze Toulouse.

Në vitin 2008, huliganët i sulmuan dhe i dëmtuan ambasadat e vendeve si Amerika, Gjermania e të tjera, ndërsa policia vetëm i këqyrte pa invervenuar për disa orë.

Policia dhe gjyqësia ka filluar vetëm disa investigime të këtyre raste, që kanë rezultuar në edhe më pak gjyqe dhe dënime. Gazetarët në Serbi rrallë guxojnë të shkruajnë hapur për huliganizmin që e rrethon futbollin dhe basketbollin, duke e ditur që nuk mund të mbështeten në proteksionin e shtetit për veten dhe familjet e tyre.

Përktheu: Periskopi

Shpërndaje në: