Miller: Pretendimet serbe për juridiksion ligjor në Kosovë shkelin detyrimet e dialogut

Miller: Pretendimet serbe për juridiksion ligjor në Kosovë shkelin detyrimet e dialogut

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se Serbia i shkel detyrimet e dialogut duke pretenduar t’i gjykojë krimet në Kosovë.

Ai ka thënë se mbështet qëndrimin e Bashkimit Evropian që e kundërshtoi miratimin e projektligjit nga ana e Serbisë për juridiksion gjyqësor në Kosovë.

“Ne pajtohemi me BE-në që projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, duke përfshirë Asociacionin dhe zgjidhjet për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, thuhet në reagimin e Millerit në rrjetin social X.

Shpërndaje në: