Militantët e VV’së përdorin ekspozitën e dëshmorit të kombit për vota, sqarohet familja Sylejmani: Vizita e Kurtit nuk ishte politike

Militantët e VV’së përdorin ekspozitën e dëshmorit të kombit për vota, sqarohet familja Sylejmani: Vizita e Kurtit nuk ishte politike

Me 17 shtator u mbajt ekspozita “Gursel dhe Pranvera Sylejmani”, e organizuar për nder të dëshmorit të kombit Gursel Sylejmani, në Suharekë ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Kurti, shkruan Periskopi.

E lidhur me këtë vizitë djali i Gursel Sylejmanit, Dielli Sylejmani pati një sqarim.

Ai u shpreh se vizita e Kurtit nuk kishte të bënte me motive politike e gjitha ishte e organizuar për nder të babait të tij, duke thënë se janë të gjithë të ftuar pa dallime politike dhe se nuk duhet shfrytëzuar.

E gjitha ndodhi pasi një faqe në ‘Facebook’ me emrin “Të gjithë në Vetëvendosje”, ka bërë një video-montazhë për vizitën e Kurtit në ekspozitë.

Në videon që Kurti shihet me të pranishmit në këtë ekspozitë dëgjohet duke thënë deklaratën e tij të famshme:

“Ndoshta është shumë, po ndoshta edhe nuk është shumë”, duke lënë që të kuptohet se familja Sylejmani do ta votoi LVV’në në zgjedhje, gjë e cila u mohua. /Periskopi

VIDEO

Shpërndaje në: