Milioner e gjysmë – Por ora që kishte në dorë Lewandowski mbrëmë kushton vetëm 40 euro
Pas ndarjes së Topit të Artë në Paris të hënën, vëmendja është përqëndruar tek Robert Lewandowski dhe ora e tij.
Çmimi për golashënuesin më të mirë shkoi për të dytin vit radhazi për Robert Lewandowski.
Mediat spanjolle theksojnë pamjen e tij gjatë ceremonisë, por me fokus të veçantë tek ora e dorës. Bëhet fjalë për një orë Casio, me vlerë pak më shumë se 40 euro.
Me këtë zgjedhje ai ka gëzuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët lavdërojnë modestinë e tij.